Botohet letra e Hillary Clinton për veten adoleshente, motivon gjithë të rinjtë

Një vit pas zgjedhjeve presidenciale, Hillary Clinton ka qenë e ftuar për “Teen Vogue”. Revista e cila ka si target adoelshentet femra ka botuar një letër që Clinton e kishte shkruar për veten e saj si një vajzë e re në kolegj. Në letër, ajo ofroi disa këshilla shumë të vlefshme dhe nxjerri në pah disa nga pasiguritë me të cilat është përballë si një studente e re.

Mes shumë këshillave, sugjerimeve dhe inkurajimeve i tha vetes të mos dorëzohet e të mos ketë frikë nga pengesat. Fjalë të cilat janë frymëzuese për të gjithë të rinjtë, të çdo vendi të botës. Të thëna pastaj nga ajo, kanë një tjetër lloj rëndësie.

Kliko per me shume info

“E dashur Hillary, sapo përfundove semestrin e parë në Wellesley, urime”, e nis letrën ajo.

Kur erdha për herë të parë në kampus, u gjenda e rrethuar nga gra të mrekullueshme dhe të kualifikuara. Ato flisnin rrjedhshëm në shumë gjuhë të tjera dhe kishin jetuar jashtë vendit.

Ato kishin lexuar tashmë gjysmën e librave të programit mësimor. Kjo më frikësonte – ishte aq e frikshme për mua sa që u telefonon prindërve për t’u thënë se nuk i përkisja kolegjit Wellesley dhe në fund të fundit duhet që të kthehesha në shtëpi”!

Diku mes rreshtave shkroi: “Merr rrezikun dhe mos ki frikë të përpiqesh. Bëj më të mirën tënde duke përqafuar entuziamiamin që vjen kur provon gjëra, të cilat nuk e di se ç`do të të sjellin më pas.

Mos harro kurrë se besimi dhe mendja e hapur do të të shërbejnë shumë më shumë se pasiguria dhe dyshimi… Aty do të ketë njerëz që s`duan asgjë më shumë, sesa të të shikojnë duke dështuar, por mos lejo të të trembin. Jetoje jetën sipas kushteve të tua e jo të atyre.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.