Letra e firmës lobuese për Bashën: Duam 150.000 $ për t’ju “garantuar” zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Birn Albania publikoi shifrat e majme që partia demokratike u pagoi firmave lobuese në SHBA për të siguruar takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, ndër të cilat rezultoi edhe një pagesë prej 150 mijë dollarësh për firmën Barnes & Thornburg LLP, për tre muaj shërbimi.

Kliko per me shume info

Lexo.al sjell letrën që firma në fjalë, i ka dërguar Lulzim Bashës para se të nënshkruhej kontrata dhe një faksimile të marrëveshjes së firmosur nga vetë Lulzim Basha.

Në letër, që nis me fjalët “I dashur lideri Basha”, shprehet kënaqësia nga ana e firmës për shërbimin që ajo do të kryejë në planifikimin e takimeve dhe komunikimit midis përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe atyre të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Firma i bën me dije Bashës se do të lobojë për qëllimin e deklaruar të Partisë Demokratike: mbështetje amerikane për idenë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Firma po angazhohet për të ndihmuar PDSH-në në ndërtimin e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, për të inkurajuar Shtetet e Bashkuara që të mbështesin idenë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri duhet të kryhen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Kjo do të përfshijë ngritjen dhe zhvillimin e një grupi politikash të PD, brenda firmës sonë, që do të kryesohet nga Craig Burkhardt. Grupi do të ndihmojë PDSH-në zhvillimin e një marrëdhënie të ngushte pune me anëtarët e lartë të degëve ekzekutive dhe legjislative të SHBA”- shkruhet në letër.

Në letër, Bashës i bëhen të qarta edhe kostot e këtij shërbimi, duke i parashtruar atij shumën prej 150.000 dollarësh, për një periudhë tremujore 12 Prill – 12 Korrik 2017, përfshirë udhëtimet, korespondencën, riprodhimi i dokumenteve etj.

Tarifa prej $ 150,000 (USD) mund të paguhet në këste prej $ 50,000- sugjeron firma për Bashën, i cili siç duket ka pranuar ofertën duke vendosur firmën e tij mbi marrëveshje.

1 COMMENT

  1. Paska paguar Basha dhe atere ?!
    Kta qe fituan me zgjedhje demokratike, qe po burgosin hallexhinjt per arsyet me te vogla, ku po e cojn kte vend.
    Sikur t kish fitu Basha sdo ishte me keq

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.