“Partnerët i kanë shkruar letër Ramës, kanë 6 akuza ndaj tij”

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima ka dhënë një deklaratë të fortë në emisionin “Të paekspozuarit” të drejtuar nga Ylli Rakipi.

Kokëdhima tha se partnerët ndërkombëtarë i kanë shkruar një letër Ramës, ku ishin të renditura gjashtë akuza kundër tij.

Kliko per me shume info

“Edi Rama ka refuzuar të bëjë një reformë në drejtësi deri në vitin 2016. Partnerët tanë i kanë shkruar letër Ramës, ku renditeshin gjashtë akt-kuza të rënda për Ramën. Rama ka thënë që unë nuk e lexoj Kushtetutën dhe unë hedh firmën në fletë të bardhë. Në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës 2016 i kanë kërkuar qeverisë shqiptare t’i hapin rrugë reformës në drejtësi dhe Rama donte të kapte drejtësinë. Shqipëria nuk mund të lëshojë nga sovraniteti. Ai i dha formë shtetit që kemi ngritur: ambasadoro-kraci dhe parti-kraci. Jam më shumë se deputet. Ambasadorët as nuk zgjidhen dhe as nuk marrin votat nga populli shqiptar. Këta politikanë që kemi janë servilë ndaj ndërkombëtarëve”, tha Kokëdhima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here