Largohet drejt Zvicrës për një jetë më të mirë, familja e deklaron të humbur

Një 18-vjeçar, i larguar nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës, prej më shumë se një muaji është deklaruar i humbur nga familjarët e tij në Tiranë.

Kliko per me shume info

Vëllai i tij, shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, ka bërë denoncim në Komisariatin nr.1, duke kërkuar që të njoftohen autoritetet në Zvicër për gjetjen e tij.

Burime nga Policia thanë për “Panorama” se bëhet fjalë për shtetasin Adelajden H., 18 vjeç, i cili është larguar nga Shqipëria më datë 9 tetor të këtij viti.

Për 8 ditë, pas mbërritjes në Zvicër, adoleshenti ka komunikuar rregullisht me vëllain e tij, ndërsa më pas telefoni i tij rezulton vazhdimisht i fikur.

Sipas kallëzimit të të vëllait, që nga data 17 tetor kur ka qenë komunikimi i fundit me të, ai nuk di më asgjë për vendndodhjen e adoleshentit.

“Shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 9 tetor 2017, është larguar për në Zvicër vëllai Adelajden H., 18 vjeç dhe më datë 17 tetor 2017, ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.