LAJMI I FUNDIT: Gjendet arma me të cilën dyshohet se u vra Aulon Zeka

Është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi ndaj të miturit Aulon Zeka. Policia njofton se prej kohës kur ka ndodhur vrasja e deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur).

“Prishtinë, 03.11.2017. Me datë 15.09.2017 në Rrugën Zagrebi në Prishtinë ka ndodhur rasti “Vrasje e rëndë”, ku ishin arrestuar dy të dyshuar. Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur)”, njofton Policia.

Kliko per me shume info

Sipas tyre, që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here