Lajme të këqija në Klubin e La Ligas, trajneri diagnostikohet me kancer

Eduardo Berizzo është diagnostikuar me një “adenokarcinomë” të prostatës.

Kjo u njoftua zyrtarisht nga klubi i Sevillas mëngjesin e kësaj të mërkure, që bën me dije, gjithashtu se “ekzaminimet e ardhshme do të bëjnë të mundur vendosjen e hapave që duhet të ndiqen në lidhje me trajtimin”.

Kliko per me shume info

Drejtuesit e Sevilla deklarojnë njëherazi se “japin mbështetjen maksimale për trajnerin e tyre në këtë kohë dhe i dëshirojnë atij shërim të shpejtë”. Ne kujtojmë se media të ndryshme publikuan mbrëmë sëmundjen e trajnerit, që në pushimin e ndeshjes mes Sevilla dhe Liverpool, e cila u barazua 3-3. Tekniku argjentina, 48 vjeç, lajmëroi për këtë stafin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here