Kush ka me shume leke? Sherr ne Komision, deputetet zbulojne sa u kushtojne kostumet

Erion Braçe dhe deputeti demokrat Agron Shehaj janë përplasur sot në Komisionin e Ekonomisë. Debati ka qenë me tone të ashpra nga ana e Braçes. Replikat mes dy deputetëve, ndodhen gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Agron Shehaj e ka pyetur Braçen për shumën e kostumit që mban veshur ndërsa ai ia kthen se kushton vetëm 300 mijë lek, dhe se e qep te një stilist shqiptar. “i Joti kushton 1500 euro” – i thotë Braçe, “Po deshe të çoj dhe ty te ky stilisti im” – vazhdon replikën

Kliko per me shume info

Në nervozizëm e sipër, Braçe u shpreh i gatshëm të zhvishej dhe të tregonte kanatieren, shkruan Lapsi.al.

Replikat u bënë më të ashpra kur Shehaj i tha se aq është rroga minimale e shqiptarëve, teksa Braçe ia kthehu se aq i paguan dhe ai punonjësit në biznesin e tij dhe që i trajton si skllevër. Kjo ka bërë që Shehaj të kërkojë nga Braçe ta tërheqë mbrapsht atë që tha, dhe nga mospranimi i tij, deputetët e Opozitës kanë braktisur sallën në shenjë proteste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here