Kush ishte Adela Xhamani? Miku i saj më i mirë rrëfen vështirësitë, dëshirat dhe pasionet e gazetares (Video)

Miqtë asnjëherë nuk do e harrojnë Adela Xhamanin, gazetaren bukuroshe nga Kavaja që vdiq nga një atak kardiak disa ditë më parë.

Një requiem për Adelën që la shumë gjurmë me gjithë jetën e saj të shkurtër e që u shua mëngjesin e së dielës së 29 tetorit, pak ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 31-të.

Kliko per me shume info

Kjo është ajo që kanë bërë miqtë e saj më të ngushtë e që e njihnin përtej të përditshmes, në të shkuarën dhe në të tashmen e saj.

“Ajo ëndërronte një shtëpi të madhe, të bardhë, me oborrin mbushur me lule e me një qenush të vogël që lodronte në të. E përshkruante me detaje këtë ëndërr, ndërsa dëgjonim e ridëgjonim disa herë “Casa Bianca-n” e Marisa Sannia. Ndër udhëtime të gjata e të shkurtra, nëpër arratisjet larg Tiranës, drejt qetësisë së shpirtit, ku flisnim e qeshnim.
Bënim plane e projekte për jetën, tregonim histori të shkuara e thurnim ëndrra për të ardhmen, ashtu si kjo shtëpia e ëndrrave, si miqësia jonë që do të zgjatej deri në pafundësi, si udhëtimet, si muzika e gjithçka që deshëm e kishim planifikuar të arrinim në këtë jetë”.

Profil – Kush ishte Adela Xhamani?

Kush ishte Adela Xhamani, sipas miqve të saj më të ngushtë

Posted by Lart e Poshtë on Freitag, 3. November 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.