Kush e liroi pronarin e magazinës së drogës? Gjykata e Durrësit injoron deklaratën e dëshmitarit

Autoritetet ligjzbatuese italiane nxjerrin në dritë një tjetër skandal të drejtësisë shqiptare, ku i arrestuari për kultivim dhe përpunim droge është liruar nga Gjykata e Durrësit edhe pse faktet dhe dëshmitë flisnin për të kundërtën.

Artur Mahmutaj, ish-drejtor i Hekurudhave në Durrës rezulton i liruar nga Gjykata e Durrësit në datën 3 mars 2016, ndërsa rezultonte i arrestuar në 10 janar të këtij viti nën akuzën e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve.”

Kliko per me shume info

Ai u mbajt në paraburgim për 3 muaj, pas zbulimit të një laboratori modern droge në një magazinë të kultivimit të lëndëve narkotike, në shtator të vitit 2015. Mahmutaj u shpall në atë kohë në kërkim nga policia, por arrestimi i tij u bë i mundur në janar të një viti më pas.

Në bazë dhe të vendimit të gjykatës, rezulton se në mungesë, gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurimi personal atë të arrestit me burg për Mahmutaj. Por pas arrestimit të 35-vjecarit, gjykatësja Anita Mici pranoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje, e arsyetuar se ai nuk përbënte rrezik.

Në vendimin e Gjykatës së Durrësit thuhet se vendi ku u gjet droga ishte në pronësi të Mahmutajt, por ambientet nuk posedoheshin prej tij, pasi i ishin dhënë një shtetasi tjetër, Albano Gjini. Madje vendimi për detyrim-paraqitje u dha edhe pse në vendim shkruhet se Kastriot Dyrmishaj i rëndonte pozitat e Mahmutaj.

Dyrmishaj: Jam punësuar nga Artur Mahmutaj me qëllim ushqimin e tre qenve. Në muajin gusht të vitit 2015 kam parë Arturin së bashku me dy persona, të cilët nga një furgon i bardhë me një shirit me ngjyrë jeshile në mes, kanë zbritur disa kompensata. Më pas ata e kanhë ndarë magazinën në pjesë, si dhe e kanë veshur nga brenda me lesh xhami dhe kanë vendsour një sobë të madhe që shërbente për ngrohje. Kur kam pyetur Arturin se përse duheshin këto materiale, ai më shpjegoi se donte që magazina të mbahej e ngrohtë. Kam punuar në magazinë dhe kam parë bimën të rritej, por nuk e dija se çfarë ishte.

Ky nuk është rasti i parë që autoritetet ligjzbatuese të vendeve të tjera dokumentojnë persona që më parë janë lënë të lirë nga gjykatat shqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.