Shefi i financës së KURUM rrëzon alibinë e Orest Sotës: Nuk prisnim 800 mijë euro prej tij

Shefi i financës i kompanisë Kurum në Elbasan ka rrëzuar alibinë e biznesmenit Orest Sota në lidhje me 863 mijë eurot që janë gjetur në makinën e tij më 2 nëntor.

Financieri i KURUM, është marrë në pyetje ditën e sotme në prokurori ku ka mohuar të ishte në pritje të ndonjë shume monetare nga Orest Sota në datën 2 nëntor 2017 kur edhe ndodhi ngjarja.

Kliko per me shume info

Lajmi eshte bere me dije ne Top Story nga gazetarja Anila Hoxha, e cila theksoi se Orest Sota ka dyshime se ka nje apartament ne te njejten godine ku banon edhe Saimir Tahiri.

Nderkohe gazetari tjeter Elton Qyno, ka cituar deshmine e financierit te KURUM, i cili mesohet se ka thene se “nuk kemi asnje lidhje me 800 mije eurot e kapura nga policia ne makinen e ketij shtetasi”./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.