Gazeta austriake ‘Kurier’: Rasti Tahiri kyç për hapjen e negociatave me BE

Rasti i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në vendin tonë, është cilësuar nga gazeta austriake “Kurier” si çështja kyçe për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

“Kur një sipërmarrës shqiptar u ndalua nga policia për shkak se po i jepte makinës me shpejtësi, dhe në fuoristradën e tij u gjetën mbi 800 mijë euro kesh dhe dy patenta anijesh të ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, gjërat për ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare u errësuan shumë”- shkruhet në artikullin e gazetës.

Kliko per me shume info

Gazeta shkruan edhe për përgjimet nga autoritetet italiane ku përmendet emri i ish- ministrit si i përfshirë në trafikun e drogës.

“Sidomos për shkak se emri i tij kishte dalë një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një bosi shqiptar të drogës në Itali. Si ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri është përlyer disa herë, dëgjohet në bisedat telefonike të përgjuara të shefit të fuqishëm të drogës”- shkruan “Kurier’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.