Statusi i tij për mafiozin habiti publikun, reagon kunati i Tahirit: Më vodhën celularin

Aktualitet

Postimi i kunatit te Saimir Tahirit, ku e quante bosin e mafies se korleones qe vdiq dy dite me pare, Toto Rina “mesuesi i jetes time” ka bere qe ne portale dhe rrjetet sociale te shperthejne reagimet dhe ironia.

Në status vërshuan komentet nga zëdhënësja e FSHF, Jona Dervishi deri tek kryeinspektori Shkëlqim Hajdari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por e vërteta e gjithë kësaj pretendohet se është tërësisht ndryshe. Duket se kjo ka qenë lojë e dikujt i cili i ka vjedhur telefonin dhe i ka vjedhur edhe në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook, me llogarinë e një mikut të tij të quajtur Gent Dudushi se ka qenë gjithçka një lojë e dikujt.

Berisha bën thirrje për ndihmë dhe shprehet se me postimin për bosin e mafias italiane po e diskreditojnë pa lidhje.

Postimi:

Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha.

Statusi i mëparshëm i Alban Berishës:

Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit !,”

ME TE LEXUARAT