Kultivimi i kanabisit në vend, deputeti i PD-së: ‘’Çfarë po bën Prokuroria?’’

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar për kultivimin e kanabisit në vend.

Ai ka folur për faktin se prokuroria nuk po bën asnjë lëvizje për të bërë dicka. Përmes një postimi në FB, ai shkruan:

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

NE TEPELENE E MEMALIAJ ASNJE MASE NDESHKUESE PER KANABISIN. Ne keto dy bashki u kultivuan sasi kolosale kanabisi.

Perfitimet i muaren grupet kriminale si dhe perfaqesuesit e institucioneve shterore, qe e stimuluan, mbrojten, fshehen kete veprimtari kriminale, gje per te cilen fashataret u paguan nje “harac” te larte dhe sot vazhdojne te jetojne nen terror per sa kane bere. C’po ben Prokuroria qe nuk ka hapur asnje “dosje” per ata, sic e kerkon qarte edhe ligji 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006? Po shteti ne terresi? Asgje, asgje, asgje. DY KRYETARET E BASHKIVE, TE TEPELENES E MEMALIAJT Zz. TERMET PECI DHE DURIM ROSHI VAZHDOJNE TE QETE NE ZYRAT E TYRE.
Duhej qe qeveria te fillonte procedurat e shkarkimit te tyre. PER ME KEQ SHEFI I KOMISARIATIT TE TEPELENES EMILIANO PASHAJ QENDRON I PA TUNDUR NE POSTIN E TIJ, NDERSA AI I MEMALIAJ ARGERNT SHYTI, I PA PREKUR VECSE KA KALUAR NE DIBER!!!!
Keshtu nuk mund te luftohet krimi, droga e te vendoset ligji, si dhe te shpetojne qytetaret nga pesha e kriminalitetit. Me shume te drejte banore te atyshem me ngriten keto shqetesime, duke me theksuar se asgje nuk ka ndryshuar ne ato dy Bashki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here