Kukës/ I ngacmoi kushërirën, 17-vjeçari vret me thikë adoleshentin

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtës në qytetin e Kukësit, ku një adoleshent ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve, ku mësohet se shkak është bërë një ngacmim me fjalë që 16-vjeçari me inicialet A.M i ka bërë kushërirës së autorit.

Kliko per me shume info

Ky i fundit nuk ka duruar dhe ka e qëlluar me thikë në bark viktimën, duke e plagosur rëndë.

16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Ndërsa, Policia ka shoqëruar në komisariat autorin, 17-vjeçarin me inicialet R.M, si dhe ka sekuestruar armën e krimit.

 

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

© LAJMIFUNDIT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here