Kukës, gjenden dy predha luftarake, i zbuluan fëmijët

Dy predha të kalibrit të rëndë janë gjetur në një lagje të Kukësit ditën e sotme.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se predhat janë të kalibrit të rëndë, 80 dhe 120 mm e janë gjetur në lagjen 3 të qytetit verilindor.

Kliko per me shume info

Menjëherë pas konstatimit të predhave, policia ka marrë nën kontroll zonën, dhe ka evakuuar banorët, për shkak se njëra prej predhave rrezikon të shpërthejë. Predhat ishin gjetur nga disa fëmijë dhe po transportoheshin me karrocë. Policia është sinjalizuar për këtë fakt dhe ka lajmëruar forcat xheniere të cilat janë nisur drejt vendit të ngjarjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.