Kufjet inteligjente flasin gjuhën që do ti

Problemi me gjuhët e huaja është një kujtim i së shkuares, sot mjaftojnë vetem një palë kufje inteligjente për të folur në të gjitha gjuhët e botes. Keto probleme kanë mbaruar dhe zgjidhjen e ka gjetur Google.

Disa ditë më parë Big. G gjatë prezantimit të telefonave të rinj të serisë Pixel I ka zbuluar gjithashtu botës Pixel Bud, kufje të vecanta pa tela lidhëse që pervec se kryejnë funksione tipike të kufjeve moderne janë të lidhura dhe me Google.

LEXO EDHE:  Shkon te varri i Pablo Escobar, djali “trondit” me veprimin që bën
Kliko per me shume info

Pixel Bud lejojnë dy persona të flasin gjuhë të ndryshme ndermjet tyre. Secili prej tyre do të komunikojë në idiomat e tyre dhe kufjet e tjetrit do perkthejnë të gjitha fjalë për fjalë. Falë Pixel Bud të shëtisësh botën për turizëm apo punë nuk është më problem.

Kufjet funksionojnë më së miri dhe perkthimi është thuajse I menjëhershmë pa asnjë vonesë. Natyrisht, efikasiteti i sistemit lidhet me shpejtësinë e lidhjes në Internet nëse jeni në vende ku rrjeti nuk është veçanërisht i fuqishëm, përvoja mund të jetë më pak e kënaqshme.

LEXO EDHE:  Jo e lehtë por as e pamundur, si të kaloni një ndarje

Sapo PixelBud, lidhet me smartphone, shfrytëzon fuqinë e Google Translate dhe lejon bisedën në 40 gjuhë të ndryshme. Bateria e kufjeve inteligjente zgjat deri në 5 orë.

Ata kushtojnë 159,00 dollarë dhe mund të blien online nëpermjet internetit. Thjesht vendosni një nga dy kufjet zgjidhni përmes aplikacionit dy gjuhët në të cilat dëshironi të flisni dhe pjesën tjëter do ta bëjë softueri.

LEXO EDHE:  E lanë vajzën në Shqipëri! Prindërit kthehen për ta marrë, por shihni si reagon ajo...!

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here