Udhëtimi jashtë vendit, Tahiri me biletë vajtje-ardhje. Ja kur kthehet

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ish ministri Tahiri ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të vizituar një të afërm që ndodhet në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se ish ministri ka prerë biletë vajtje-ardhje dhe do të kthehet të shtunën në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë edhe Prokuroria ka reaguar për rastin në fjalë, duke theksuar se nuk ka asnjë masë ndaluese ndaj Tahirit.

"Tahiri nuk ka asnjë ndalesë për të dalë jashtë vendit. Ai po hetohet në gjendje të lirë për lidhjet e tij të mundshme me grupin e Habilajve. Ndaj ish-ministrit të brendshëm nuk ka asnjë masë ndaluese dhe ndryshe nga sa u raportua në fillim nuk është vendosur bllokimi i pasaportës së tij"- thuhet në reagimin e Prokurorisë./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT