Kryhet me sukses trasplanti i parë i kokës në një trup të pajetë

Bota

Transplanti i parë i kokës raportohet të jetë kryer në një trup të pajetë gjatë një operacioni 18 orë të gjatë në një klinikë në Kinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni është kryer nga Profesori italian Sergio Canavero, i cili më parë ka pretenduar se ka kryer transplantin e kokës te një majmun, por që nuk jetoi më shumë se 20 orë dhe kurrë nuk u përmend.

Megjithatë Canavero thotë se këtë herë ka arritur që me sukses të lidhë shtyllën kurrizore nervat dhe enët e gjakut, raporton Newsbomb.al.

“Transplanti i parë i kokës në një kufomë u krye me sukses. Hapi tjetër është transplanti në një pacient në vdekje klinike”, u shpreh Canavero gjatë një konference për shtyp.

Megjithatë shumë skeptikë besonë se ky nuk mund të quhet transplant i suksesshëm për sa kohë rezultatet te “pacientët” e vdekur nuk u panë. Skeptikët besojnë se një transplant i tillë është shumë larg realitetit.

ME TE LEXUARAT