Kryetarja e LSI flet për misionin e ri të çmontimit të 4 “shtyllave” të Edi Ramës

Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat thekson se LSI ka vendosu si mision të ri të saj çmontimin e 4 shtyllave, që ajo i cilëson si projekt të rilindjes për të bërë Shqipërinë në një vend narkoshtet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

“Konventa i dha grupit parlamentar dhe LSI mbështetjen në luftën pa kompromis, kundër oligarkëve të kazanit të rilindjes me koncesionet kriminale, policisë së shtetit nën thundrën e rilindjes qe rama u bëri thirrje të mbledhin votat, për miliardat e kanabisit dhe tjera që u hodhën në blerjen e votës dhe në blerjen e bojktotit të atyre që ishin antirilindas.

Çmontimi i këtyre 4 shtyllave është misioni ynë. Nuk do lejojmë realizmin e projektit të rilindjes për ta bërë Shqipërinë narkoshtet demokratik. Rama është vetëm burimi i këtij problemi. Rama futi në zgjedhje persona më të kaluar kriminale.

Cdo ditë ai po deligjitimon institucionet demokratike dhe po zhevendos përballjen jashtë institucioneve atje ku ai nuk ka parë gjë akoma. Nuk ka narkondërkombëtar që ta shpëtojë atë.

Vullneti politik i LSI është vullneti i atyre që refuzojnë të qeverisen nga një kryeministër që do të burgosë të madh e të vogël që s’kapërdojnë dot kafshatën nga varfëria e jo më të pagujanë faturat. Reforma në drejtësi ka rënë, Rama kërkon të bëjë policin, prokurorin dhe gjykatësin. S’ka më kohë për të humbur, Rama po hap plagë të thella Shqipërisë dhe familjeve shqiptare”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT