Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e krimit, ja pse LSI heshti për katër vjet

Politikë

Nga Fieri, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie në opozitë, për t’iu kundërvënë kriminalizimit të shtetit, që sipas saj i ka bërë kryeministri Rama.

“Jemi në opozitë për të qenë zëri i së vërtetës, syri i shqiptarëve dhe për t’iu sjellë shqiptarëve atë që kanë ëndërruar për mijëra vjet. Atë ëndërr Edi Rama e ka shkelur dhe e ka lënë në duart e krimit të organizuar dhe narkotrafikut”, ka deklaruar Kryemadhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është shprehur se shqiptarët sot kanë ulur kokën dhe kanë humbur krenarinë e tyre për shkak të mënyrës se si Rama po drejton Shqipërinë.

“Rama është një telekomandë në duart e krimit. Ne kemi vetëm një rrugë, rrugën e zgjimit kombëtar, zgjimit të shqiptarëve. Ne do të përplasemi dhe përballemi me këtë realitet për arsye se nuk kemi rrugë tjetër”, ka thënë Kryemadhi.

Më tej ajo i ka dhënë përgjigje edhe zërave përse LSI ka heshtur gjatë 4 viteve bashkëqeverisje me PS, duke thënë se gjithçka që ka bërë e ka bërë për hir të reformës në drejtësi.

“LSI ka qenë e vetmja parti që votat e saj i la peng në Uashington dhe Bruksel. Ato ishin vota që shkonin në krah të reformës në drejtësi. Për shkak të saj ne mbyllëm gojën për atë që po ndodhte në institucionet shqiptare”, ka shtuar Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT