Kryemadhi: “Peshqit e mëdhenj” kanë ikur jashtë vendit. Ja në cilat shtete ndodhen

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se “peshqit e mëdhenj” kanë ikur jashtë vendit.

Kryemadhi thote se ka katër muaj që përmenden se do kapen, ndaj kanë pasur kohë mjaftueshëm për tu larguar nga vendi.

Kliko per me shume info

“Mafiozët kanë ikur jashtë shtetit se ne kemi 4 muaj që flasim për mafiozët. Ata kane ikur ne Australi, Itali, nëpër Europë”.

Më tej, Kryemadhi foli në emisionin “Të paekspozuarit” për ambasadorët, ku theksoi se në disa raste këta të fundit kanë mbështetur kryeministrin Rama.

“Ka pasur raste që e kanë mbështetur, ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte më mirë të mbështetin Ramën në një media shqiptare se sa të marrin një letër kërcënuese të kryeministrit të Shqipërisë drejt shefit të tyre. Edi Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj këtu me vendet e punës së tyre”./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here