Kryemadhi në Elbasan krah Qazim Sejdinit uron 105-vjetorin e pavarësisë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga të tjerë zyrtarë të partisë së saj, ditën e sotme ka qenë në Elbasan, nga ku ka uruar 105-vjetorin e Pavarësisë.

I pranishëm në ceremoni, ka qenë edhe kryebashkiaku i qytetit, socialisti Qazim Sejdini.

Kliko per me shume info

MESAZHI I PLOTË I KRYEMADHIT:

Përfitojmë nga rasti për të uruar të gjithë shqiptarët nga qyteti I Elbasanit, një nga vatrat më patriotike dhe më mikëpritëse të Shqipërisë për tju uruar 28 Nëntorin, këtë ditë shumë të rëndësishme, jo një ditë e thjeshtë kalendarike, por një ditë historike, e cila në kujton dhe na rikthen në identitetin tonë kombëtar, për tju kujtuar të gjithë shqiptarëve mundin, djersën dhe gjakun që rilindasit dhe gjithë heronjtë shqiptarë kanë bërë që në datën 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria të jetë një shtet I lirë dhe I Pavarur, të jetë një shtet për të shpëtuar njëherë e mirë nga tutelat e pushtuesve. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme dhe tregon edhe njëherë që në këto 105 vite histori, ne duhet të reflektojmë qoftë si klasë politike, qoftë si popull për të gjitha arritjet që kemi, por edhe për gabimet tona. Të gjithë së bashku, unë ju uroj gëzuar 28 dhe 29 nëntorin, por më shumë në këtë ditë pavarësie, për të qenë të pavarur nga të gjitha mendimet tona të këqija dhe të jemi të lirë për ta zhvilluar dhe për ta ecur më përpara Shqipërinë, vendin tonë.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here