Kryemadhi: LSI, së shpejti dosje për rastin e radarëve

Sipas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, Shqipëria nga një kontribuese e stabilitetit rajonal është kthyer sot në kërcënuese të stabilitetit rajonal.

 

Kliko per me shume info

Ajo tha se opozita po përgatit një dosje sa i përket rastit të mosfunksioimit të radarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilën do ta depozitojë në Kuvend.

“Rasti i radarëve të Ministrisë së Mbrojtjes është shumë flagrant dhe për mua është një situatë që kërkon një hetim të domosdoshëm sepse radarët e Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë thjesht të Ministrisë së Mbrotjes. Tashmë Shqipëria anëtare e NATO-s dhe janë radarë të cilët cënojnë sigurinë e NATO-s. Për çështjen e radarëve po përgatisim një dosje, po rakordohemi edhe me PD-në për të qenë në unison përsa i përket të gjitha iniciativave tonë ligjore”, – u shpreh Kryemadhi në emisionin “Përballë”, në RTSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.