Kryemadhi: Jam kundër përfshirjes në TVSH të bizneseve të vogla e të mesme

Kliko per me shume info

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar këtë të martë me përfaqësues të shoqatave të biznesit të mesëm dhe të vogël, duke shprehur dhe qëndrimin e partisë së saj kundër përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së.

“Dhjetëra mijëra biznese janë në prag të falimentimit. Kjo do të thotë që dhjetëra mijëra njerëz do ti shtohen armatës së të papunëve. Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për mbështetje dhe stimuj, dhe jo për gjoba, penalitete apo rritje taksash.

Kliko per me shume info

LSI mbështet biznesin e vogël dhe te mesëm, duke cilësuar ato si shtyllën kurrizore për ekonominë e vendit. LSI është kundër rritjes së taksave dhe është kundër përfshirjes së këtyre bizneseve në skemën e TVSH-së. Në ditët në vazhdim, LSI do të dëgjojë të gjithë grupet e interesit dhe do të ketë propozime konkrete për çështjet fiskale dhe ekonomike”, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI theksoi se zhvillimi i ekonomisë së vendit, lufta kundër varfërisë, përmirësimi i klimës së biznesit, nxitja e punësimit janë disa nga objektivat kryesorë të axhendës politike të LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.