Kryebashkiaku i Bulqizës: Helmimi i nxënësve, jam përgjegjës

Melaim Damzi, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shupenzë ku 60 nxënës përfunduan në spital pas asfiksimit që pati si shkak tymin e ardhur nga kaldaja.

Kliko per me shume info

Damzi, në një prononcim për Balkanweb, tha se merr të gjitha përgjegjësitë dhe se reagimi i institucioneve ka qenë në kohë.

“Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë. Si prind, si mjek kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë”, tha Damzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here