Kryebashkiaku gjerman theret në qafë me thikë, Merkel dënon sulmin

Bota

Një kryebashkiak në perëndim të Gjermanisë , është therur në qafë në një dyqan.

Mësohet se kryebashkiaku gjerman Andreas Hollstein, i ka mbijetuar sulmit me thikë, i cili besohet se është kryer për shkak të politikave të tij liberale ndaj migrimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qyteti në Nordrajn Vestfalen ka pranuar refugjatë më shumë se kuota që i është përcaktuar.

“Autoritetet e sigurisë besojnë se prapa sulmit ka motive politike”, tha kryeministri i Nordrajn Vestfalen, Armin Laschet.

Kryebashkiaku është në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Dëshmitarë të cituar nga mediat gjermane kanë thënë se sulmuesi – tani në paraburgim – ka kritikuar politikat e tij gjatë sulmit të së hënës mbrëma.

Në një postim në Twitter, Merkel e ka dënuar sulmin.

“Jam e zemëruar nga sulmi me thikë kundër kryebashkiakut Andreas Hollstein, por ndjehem e lehtësuar që ai është në gjendje të kthehet te familja e tij. Faleminderit edhe atyre që e kanë ndihmuar”, ka thënë Merkel.

ME TE LEXUARAT