Kroacia e zhytur në kolaps nga borxhet, rrezikohet falimentimi i kompanisë më të madhe në vend

Ivica Todoriç nuk do të jetojë më në kështjellën e tij të shekullit të 16-të, me pamje nga kryeqyteti i Kroacisë, nuk do fluturojë më me helikopterin e tij privat në vilën e tij luksoze bregdetare ose të marrë jahtin e tij për një udhëtim në Adriatik, shkruan Dusan Stojanovic për Associated Press.

I arratisuri më i kërkuar i Kroacisë, i njohur në nivel lokal si “Bosi”, u dorëzua në policinë e Londrës këtë muaj mes akuzave se ai e keqmenaxhoi rrjetin e tregtisë me pakicë të ushqimeve dhe përvetësoi miliona, duke e çuar atë në një falimentim kaq masiv saqë tani është një çështje shqetësimi kombëtar për disa vende të Evropës Juglindore, raporton Monitor.al

Kliko per me shume info

Kompania e Todoric, Agrokor, është zhytur në kolaps nga një borxh prej 7 miliardë dollarësh, një shumë aq e madhe sa nëse do të duhet të paguhej do të falimentonte vetë shtetin kroat.

Por, nëse kompania do lejohej të mbyllej do të kërcënonte 60,000 punonjës dhe mijëra vende të reja të punës përmes një zinxhiri furnizimi, që përfshin fermerët në të gjithë rajonin. Ndërkohë, kreditorët kryesorë – bankat ruse – janë në luftë për të nxjerrë çfarëdolloj vlere që munden.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.