Krimi shqiptar i tremb, zbarkon për 5 ditë delegacioni me policë e prokurorë nga Roterdami

Aktualitet

“Një delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Roterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga data 2 deri më 6 nëntor 2017”.

Njoftimi eshte bere prej Ambasades se Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila thote se pjesë e delegacionit, përveç kryebashkiakut Ahmed Aboutaleb, do të jenë dhe krerë të institucioneve ligjzbatuese të Roterdamit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Drejtori i Policisë së Roterdamit, Frank Paauw, kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimwegen, drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig. Gen, Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni”, thuhet në deklarate.

Rreziku i rivendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët krijoi tronditje në politikën shqiptare gjatë muajve të verës, kur një raport i policisë së Amsterdamit i kërkonte Parlamentit që ta diskutonte këtë çështje, pas rasteve të shumta të abuzimit të shqiptarëve me udhëtimin në zonën Shengen.

Fokusi i kësaj vizite do të jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar.

Ardhja e këtij delegacioni në Shqipëri, ka si qëllim përcjelljen e shqetësimit që qytetarët dhe autoritete e Roterdamit kanë ndaj rritjes së kriminalitetit me origjinë nga Shqipëria.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas Ambasadës Holandeze, është që të kuptohet situata në Shqipëri si dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm.

ME TE LEXUARAT