Krim makabër në Kosovë, babai vret foshnjën e sapolindur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në komunën e Vitisë në Kosovë. Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vrarë fëmijën e tij të porsalindur, ndërsa edhe vetë nëna e fëmijës është ndarë nga jeta.

Mësohet se gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë. Gruaja e ndjerë kishte kërkuar ndihmë pasi kishte lindur, por vendndodhja e foshnjës nuk dihej.

Kliko per me shume info

Menjëherë kanë mbërritur forcat policore të cilat kanë hetuar rastin dhe kanë arritur të zbulojnë trupin e foshnjës së pajetë në një përrua në afërsi të fshatit Letnicë.

Nga hetimet e bëra si dhe nga informacionet e dhëna nga ana e mjekëve, dyshohet se foshnja e gjinisë femërore është vrarë nga babai i saj, shtetasi me iniciale Xh.K. Ai është vënë menjëherë në pranga dhe pritet zbardhja e ngjarjes. Burimi: Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here