Kreu i Akademisë së Shkencave takon Ilir Metën, i dorëzon dorëheqjen

Presidenti Ilir Meta takoi sot kryetarin e zgjedhur të Akademisë së Shkencave, por mori prej tij lajmin e papritur. Akademiku Gudar Beqiraj ka dhene sot doreheqjen. Vendimin e tij ai ka bere publik edhe Presidentit dhe kjo ishte e papritur.

Njoftimi

Kliko per me shume info

Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Gjatë takimit Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.

Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të Akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare.

Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here