Kreshnik Spahiu flet me tone hakmarrëse: “Lëri të hanë kokat e njëri-tjetrit”

Kliko per me shume info

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu la politikën pasi nuk arriti marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ai u fotografua me një look krejt ndryshe teksa ndodhej në Bruksel, ku është zhvendosur pas zgjedhjeve.

Kliko per me shume info

Por në një postim në rrjetet sociale, Spahiu me tone hakmarrëse ka thënë se askush nga kjo botë nuk largohet pa marrë hak.

Më tej ai shkruan se do jetë aty për ti shtyrë drejt fundit dhe për t’i fundosur, por pa specifikuar dhe përmendur emrin e askujt.

“Lëri të jetojnë në llumin që i rrethon,
Lëri të han kokat e njëri-tjetrit,
Lëri se askush s’largohet nga kjo botë, borxh pa larë dhe hak pa marrë,
Lëri Zotit mallkimin, sepse ……. unë do jem atë ditë aty, për ti dhënë një të shtyrë!
Amin”, shkruan ish-kryetari i AK Kreshnik Spahiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.