“Krenar për paraardhësit e mi”, flet nipi i Adem Jasharit, ja planet për të ardhmen dhe pasioni për artin

Falë luftës së gjyshit, komandantit legjendar të UÇK-së, familjarëve të tij dhe shumë shqiptarëve të tjerë Kosova është çliruar përfundimisht nga Serbia.

Por nipi i Adem Jasharit, Adem Jashari i Riu, bën plane që të studiojë në Fakultetin e Arteve, përkatësisht dizajnin grafik.
I ulur në krye të Odës Adem Jashari tregon rëndësinë e Festës së 28 Nëntorit për familjen e tij në veçanti dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Kliko per me shume info

Kjo festë njëherësh shënon ditëlindjen e gjyshit të tij, komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, si dhe daljen e parë publike të kësaj Ushtrie.

Ai tashmë është rritur e shkon në shkollë të mesme në gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe thotë se me krenari e bart emrin e gjyshit.

Në një rrëfim për gazetën “Zëri” nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po ashtu bart emrin e këtij të fundit, thotë se gjithë familja është krenare me paraardhësit e tyre.

“Pa dyshim ndihem shumë krenar dhe me përgjegjësi shumë të madhe e barti këtë emër, emrin e gjyshit tim Adem Jasharit. Sipas tregimeve të familjarëve, ne të gjithë pasardhësit, ne që mbajmë emrat e tyre ndihemi krenarë ta bartim këtë emër sa me më përgjegjësi, të mësojmë, të shkollohemi dhe amanetin e të parëve ta çojmë në vend”, u shpreh kështu Adem Jashari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.