KQZ nesër shpallë rezultatet përfundimtare

Kosovë&Rajon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së nesërme të shpallë rezultatet përfundimtarë për raundin e dytë të zgjedhjet lokale, i cili është mbajtur më 19 nëntor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj ka bërë të ditur se tashmë do të bëhet futja e të dhënave nga numërimi dhe rinumërimi i sotëm dhe pastaj do të dilet me rezultate përfundimtare.

“Pas këtij procesi të sotëm në QNR do të bëhet futja e të dhënave nga ky numërim dhe rinumërim. Do të procedojmë tutje me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që është mbajtur më 19 nëntor. Po besojmë që KQZ-ja këto rezultate do t’i shpallë gjatë ditës së nesërme për që do të kemi një njoftim gjatë paradites së nesërme. Ky proces i rinumërimit dhe i numërimit është përmbyllur i paraparë për ditën e sotme është përmbyllur brenda pak orëve dhe në emër të KQZ-së dua të falënderoj të gjitha mediat të cilat përcjellën nga afër këtë proces”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare është afati 24 orësh i subjekteve politike për të paraqitur ankesat e tyre në PZAP.

ME TE LEXUARAT