Kosovë, gjykata urdhëron arrestimin e 3 deputetëve të Vetëvendosjes

Një gjykatës në Prishtinë lëshoi urdhërarreste dhe kërkoi masë paraburgimi për 3 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës.

Katër ligjvënës të kësaj force politike akuzohen “për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.

LEXO EDHE:  “Na vranë për së dyti”, Presidenti fali vrasësin, familja shqiptare reagon e shokuar
Kliko per me shume info

Mosparaqitja e Kurtit, Kadaj-Bujupit dhe Haxhiut në një seancë gjyqësore bëri që gjykatësi Beqir Kalludra të kërkonte masa detyruese.

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, i cili nga ana tjetër ishte i pranishëm në sallë, e cilësoi procesin si të politizuar.

Vitin e kaluar, për më shumë se 6 muaj, deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e Parlamentit me gaz lotsjellës, duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënimin e kufirit me Malin e Zi./Top Channel

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here