Kosovë/ Arrestohen Albin Kurti dhe 2 deputetët e rëndësishëm, Gjykata jep vendimin final

Kosovë&Rajon

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj- Bujupi, janë arrestuar sot teksa po hynin në seancën e Kuvendit të Kosovës, janë dërguar menjëherë për në qelitë e paraburgimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre deputetëve u është komunikuar menjëherë masa e arrestit prej 30 ditësh, raporton KTV.

Albin Kurti, u arrestua nga Policia e Kosovës pas urdhërarrestit të lëshuar për hedhjen e gazit lotsjellës. Ai është prangosur teksa po hynte në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Dhe dy deputetet e tjera Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj- Bujupi është lëshuar urdhërarresti pasi munguan në Gjykatë për çështjen e hedhjes së gazit.

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe vendimi është dhënë nga gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir KAlludra.

Policia e Kosovës i ka hedhur gaz lotsjellës deputetëve të Vetëvendosjes, që kundërshtuan arrestimin e kolegëve.

ME TE LEXUARAT