Koreja e Veriut akuzon Trumpin: Po nxit luftë në mënyrë të hapur

Koreja Veriore sot e ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, për turneun e tij “luftënxitës” në Azi, duke thënë se kjo vetëm do ta përshpejtojë përpjekjen e Phenianit për mbrojtje të plotë atomike.

Gjatë turneut të tij nëpër Azi, zoti Trump është përpjekur për të fituar mbështetje për kufizimin e ambicjeve atomike të Phenianit, me ç’rast ka kërkuar nga fuqitë rajonale të qëndrojnë së bashku kundër qeverisë së Koresë Veriore.

LEXO EDHE:  Fjalët e 4 vjeçarit që tronditën botën – Në çantë kam shallin e nënës dhe motrës nuk kam asgjë tjetër
Kliko per me shume info

Në komentet e para për vizitën e Trumpit nga zyrtarët verikoreanë, një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Koresë Veriore, nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, është cituar se ka thënë që “kjo ishte vizitë luftënxitëse për konfrontim, për ta pastruar Korenë Veriore nga vetëmbrojtja atomike”.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Koresë Jugore, më 8 nëntor, zoti Trump i ka tërhequr vërejtjen Phenianit që të mos i nënçmojë Shtetet e Bashkuara dhe i ka ofruar liderit verikorean, Kim Jong-Un, të ardhme më të mirë nëse tërhiqet nga ambicjet bërthamore.

LEXO EDHE:  Vritet gazetari në transmetim Live

Por, në kumtesën e sotme, Ministria e jashtme e Koresë Veriore, tha se këto vërejtje të Trumpit “kurrë nuk mund të na frikësojnë ose të na ndalin në avancimin tonë”, por edhe më tepër “nga shtyjnë që t’i përshejtojmë përpjekjet për arritjen e çështjes madhore të kompletimit të forcës atomike shtetërore”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here