Koreja e Veriut lëshon raketë të re balistike, kërcënon Japoninë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë tjetër balistike, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Pentagoni tha se është duke e vlerësuar lansimin “e mundshëm”, i cili ka ndodhur rreth orës 03:30, sipas kohës lokale.

Kliko per me shume info

Agjencia jugkoreane e lajmeve Yonhap raportoi se raketa ka fluturuar në lindje të Pjongsongut, në provincën Pjongan të Jugut.

Veriu ka kryer disa prova raketore në muajt e fundit, duke rritur tensionet me fqinjët e tij dhe Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE:  Finlandë, fund projektit pilot të të ardhurave bazike

Nuk është e qartë se sa larg ka fluturuar raketa e fundit dhe nëse ajo ka fluturuar mbi Japoni, ashtu si edhe raketat e mëparshme.

Koreja e Veriut ka kryer testin e fundit me raketë balistike në muajin shtator, vetëm disa ditë pasi ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për lëshimin e raketës së fundit derisa ajo ishte ende në ajër, tha Shtëpia e Bardhë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here