Koreja e Veriut paralajmëron: Mund të godasim të gjithë kontinentin e Amerikës me raketën e re

Bota

Koreja e Veriut ka lajmëruar se ka testuar me sukses llojin e ri të raketës balistike ndërkombëtare (ICBM), që mund të godasë të gjithë kontinentin e Amerikës.

Televizioni shtetëror tha se Peniani e ka arritur misionin e tij për t’u bërë një shtet nuklear i kapaciteteve të plota. Raketa “Huasong-15” e përshkruar si “më e fuqishmja” ndonjëherë, u lëshua gjatë natës në orët e para të së mërkurës. Koreja e Jugut e dha e para alarmin për këtë raketë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo u hodh në ujërat japonezë, por fluturoi më lart se çdo raketë tjetër që Veriu kishte testuar më parë. Lajmi u raportua nga vetë mediat shtetërore koreano-veriore në një transmetim special gjatë mesditës në agjencinë e lajmeve KCNA.

Peniani tha se raketa arrin në një lartësi prej 4475 kilometrash dhe arrin të përshkojë 950 km në 53 minuta. Koreja e Veriut edhe më parë tha se raketat e saj mund të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo ishte hera e parë kur ata deklaruan se raketa e provuar së fundmi mund të godasë të gjithë kontinentin.

ME TE LEXUARAT