Kontrolli rastësor “fundos” italianin, ja ku shkonte ai me 350 mijë euro

Policia ka referuar materialet hetimore ne Prokurorine e kryeqytetit per një italian i cili do te hetohet ne gjendje të lirë pasi iu gjetën 350 mijë euro.

Kjo shumë e konsiderueshme parash iu gjet gjate kontrollit te Policise teksa ai po dilte nga Rinasi drejt vendit të tij.

Kliko per me shume info

Policia thotë se jane kryer veprimet hetimore për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.C., 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.

Veprimet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350.000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore.

Policia ka bërë sekuestrimin e vlerës monetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here