Kontrata e lobimit të PD në SHBA, prokuroria nis verifikimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet mbi dokumentet e publikuara në media në lidhje me një kontratë të firmosur nga Partia Demokratike me një kompani lobimi në SHBA. Verifikimet janë përqëndruar mbi vërtetësinë e dokumenteve, sipas të cilave dyshohet se është fshehur burimi i financimit.

Kliko per me shume info

Burime nga organi i akuzës bën të ditur se gjithçka është në fazë verifikimi, ndërsa dokumentet e publikuara flasin për një kontratë në shumën e 1 milion dollarëve mes PD dhe kompanisë së lobimit.

Kreu demokrat, Lulzim Basha e ka cilësuar publikimin e dokumenteve një shashkë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të qeverisë Rama.

Ndërkohë Partia Socialiste i ka kërkuar prokurorisë të hetojë në lidhje me atë që e quan një skandal, për shkak se nuk dihet origjina e parave.

“ Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali, duke na akuzuar, për të hequr baltën që ka mbi vete. Kush i pagoi këto para, cili është burimi i tyre, pse prokuroria nuk nis hetimet. Ai duhet të shpjegojë se çfarë bëri në vizitën e tij në Uashington. Janë mbi 500 mijë dollarë të një kompanie lobiste, me krijimin e farsës se Uashington-i mbështet çadrën dhe opozitën. Shpenzimet e Partisë Demokratike nuk janë deklaruar,” u shpreh deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, e cila zëvendësoi Sajmir Tahirin, në krye të strukturave të kësaj partie në Tiranë.

Mësohet se prokurorët kanë marrë në konsideratë disa nga dokumentet e publikuara dhe po verifikojnë vërtetësinë e tyre, për të vendosur më pas se çfarë do të bëjnë, do të nisin apo jo hetimet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.