Konspiracion në rrjet/ Edi Rama jep mesazh se është Skënderbeu, apo Engjëlli i Vdekjes?!

Një foto e shkrepur gjatë ceremonisë me rastin e 28 Nëntorit të zhvilluar në presidencë ku në podium përveç presidentit, vajzës së tij dhe Gramoz Ruçit duket i vetë pozicionuar me kujdes edhe kryeministri Rama, ka ngjallur në rrjet mjaft debat dhe madje edhe “teori konspirative”.

I pari që kapi diçka “të çuditshme”, në qëndrimin dhe sidomos pozicionimin e Edi Ramës në podium ishte gazetari Geri Shella.

Kliko per me shume info

“Shikojini me vëmendje detajet e kësaj foto dhe do habiteni…”, shkruan ai në Facebook mbi foton, ku Rama duket i pozicionuar me kujdes në qendër të shqiponjës dy krenshe të cilës i është vendosur mbi kokë kurora e Gjergj Kastriot Skënderbeut, që sipas disa dokumenteve historike ju dha nga Papa Piu II përpara nisjes së kryqëzatës, pasi e dekretoi; “Mbret i Epirit dhe Arbërisë”.

Në fakt nëse shihet vërtet me vëmendje mënyra sesi është pozicionuar Edi Rama përpara posterit të madh, qëndrimi i tij i kontraktuar dhe mënyra sesi ka shtrirë duart, të krijohet menjëherë përshtypja se qëndrimi i tij është i qëllimshëm. Fiks mbi kokën e tij “qëndron” kurora mbretërore e Skënderbeut dhe nga shpatullat “i dalin” krahët e mëdhenj të zinj, të Shqiponjës.

Menjëherë pas kësaj tërheqje vëmendje nga Shella, plasën edhe komentet sipas këndvështrimeve të ndryshme. Disa mendojnë se Edi Rama që për hir të së vërtetës është mjeshtër dhe i fiksuar pas detajeve dhe krijimit të mizaskenave të tilla, me atë pozicionim të bërë enkas ka dashur të japë mesazhin se është Skënderbe apo Mbret, ose të dyja bashkë. Të tjerë e shohin si Engjëll të Vdekjes duke e ndërlidhur me krahët e zinj, që “i dalin” nga shpatullat.

E gjitha kjo mund të jetë thjesht një rastësi dhe të gjitha këto mund të jenë “teori konspirative” të kazanit, por nëse e mendon thellë-thellë edhe për faktin se sa maniak është Edi Rama për detaje edhe më të vogla dhe për fiksimin e tij ndaj krijimit të instilacioneve të gjalla, një debat qoftë edhe “konspirativ” mund të bëhet.

Aq më tepër kur e mendon se dekretimin, njësoj si Papa Piu II, që Elisa Spiropali i ka bërë si Skënderbe i ri i Shqiptarëve, ai vetë nuk e ka hedhur poshtë asnjëherë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here