Sekretet e CIA-s, në kompiuterin personal të Bin Laden u gjetën video për fëmijë

Kliko per me shume info

Zbulimi nga CIA i dosjes së Osama Bin Laden, e sekuestruar në vilën e tij në Abotabad, nxjerrin në pah edhe anën njerëzore të terroristit më të urryer në botë.

Në kompjuterin e sekuestruar nga forcat speciale amerikane, shumica e materialeve i përkisnin operacioneve terroriste të ish-liderit të Al-Kaeda-s. Një ndër më interesantet ishte kjo skicë, e cila i ngjan sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Kliko per me shume info

Por disa prej materialeve shfaqin një tjetër Bin Laden. Asokohe njeriu më i kërkuar në botë, mbante në kompjuterin e tij programe për fëmijë, filma të animuar si Tomi dhe Xherri, apo udhëzime për thurje me grep.

Një nga videot më të preferuara të Bin Laden ishte, “Charlie bit my finger” “Charlie me kafshoi ne gisht”, video virale e dy vëllezërve të vegjël, e cila në Youtube ka arritur më shumë se 800 milionë klikime.

Sipas inteligjencës amerikane, Osama Bin Laden ishte një adhurues i video-lojrave, kryesisht atyre me karakter luftarak, si Counter-Strike.
Në dosjen e zbuluar nga CIA, zbulohen edhe video të fëmijëve të vegjël të terroristit, si edhe dasma e djalit të tij të madh, Hamza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.