Kompanive ajrore u jepet “alarmi i kuq”, vullkani po shpërthen

Kompanive ajrore u është dhënë “alarmi i kuq” për rrezikun e hirit vullkanit në qiejt pranë Balit, pasi Mali Angung lëshoi një shtëllungë tym që shkonte në 4 mijë metra.

Ky është çlirimi i dytë më i madh i ndodhur gjatë kësaj jave nga vullkani ishullor indonezian dhe shumë fluturime mësohet se janë pezulluar.

Kliko per me shume info

Alarmi i kuq jepet kur një shpërthim vullkanik është thuajse i sigurt, duke lëshuar sasi të konsiderueshme hiri.

Autoritetet, sipas BBC, kanë nisur të shpërndarjen e maskave në zonën përreth, për shkak të hirit.

Bali është një destinacion i madh turistik, ndonëse dy vendet kryesore turistike, Kuta dhe Seminyak ndodhen rreth 70 kilometra larg vullkanit.

Aeroporti kryesor i ishullit vijon të jetë i hapur si zakonisht, por disa linja ajrore kanë ndërprerë fluturimet. Hiri vullkanik mund të dëmtojë motorin e avionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.