Komisioni i Ekonomisë/ Deputetët demokratë kërkojnë heqjen akcizës së gazit

Aktualitet

Në Komisionin e Ekonomisë është diskutuar për akcizën për gazin dhe naftën.

Deputetët e PD-së, kanë kërkuar që të hiqet akciza për gazin dhe naftën, pasi kjo ndikon drejtpërsëdrejti në buxhetin e konsumatorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje, sipas deputetit Edmond Spaho, rritja e akcizës, kryesisht për gazin ka ardhur më qëllim që të përkrahen disa tregtarë të naftës për të mos u rënë përfitimet.

“Hiqeni akcizën e gazit për të gjithë konsumatorët. Këto janë gjëra të rëndësishme me kosto tek njerëzit. Por ju e merrni me të qeshur”, është shprehur deputeti Spaho.

Tregu i karburanteve në vend ka reflektuar menjëherë rritjen e çmimit të gazit për makina, pasi qeveria vendosi vitin e kaluar rritjen e akcizës së gazit. Por ndërsa rritja e akcizës është 8 lekë për litër, në treg çmimi i gazit është rritur me deri 10 lekë për litër dhe në disa raste edhe më shumë.

Rritja e akcizës së gazit nuk është mirërpritur përgjithësisht nga konsumatorët. Por ideatorët e kësaj mase thanë se ajo nuk do të prekë përdoruesit e gazit për nevoja familjare, si ngrohje e gatim. Gjithnjë sipas tyre kjo masë synon të rrisë dhe shkallën e sigurisë së përdoruesve të gazit, duke filluar që nga pikat e posaçme të shitjes së tij që duhet të jenë të ndryshme nga ato të shitjes së gazit për makinat.

Megjithatë në treg është e vështirë të gjesh një ndarje të tillë.

Aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 20 mijë mjete që përdorin si karburant gazin.

ME TE LEXUARAT