“Lider i madh që më fshin komentet”, Rama i përvishet qytetarit: Ja pse ikin shqiptarët

Kliko per me shume info

Çështja e dëshirës në rritje e shqiptarëve për të lënë vendin e për të shkuar në Evropë, Amerikë e gjetke është shndërruar në shumë raste jo vetëm në debat politik, por edhe në përplasje mes palëve politike në vend.

Pikërisht për këtë e pyet plot ironi një komentues kryeministrin e vendit, Edi Rama. Ky i fundit, pasi i kujton bisedat dhe përgjigjet që ka marrë për këtë pyetje nga homologët në rajon e Evropë, i përvishet mirë me këtë përgjigje:

Kliko per me shume info

Komentuesi: M.Mengjes.Lider i madh.Ti cdo dite mi fshin komentet m.gjithate un prap Po te shkruaj. Ti o lider i madh qe ma sjell Diellin cdo dite,Henen cdo nate dallandyshet cdo pranver vijne vetem sé Je ti i pari i vendit .Po 70 Perqind e Shqiptarve pse duan te ikin .A mund te ma shpjegosh pak !?

Rama: E para nuk e di ku e ke gjetur kete 70% qe duan te ikin e dyta kete pyetja i bera para dy vjetesh kryeministrit rumun, pse 56% e rumuneve duan te ikin nga Rumania dhe ai me tha sepse Europa eshte me e madhe se Rumania e ka shume me teper force terheqese se Rumania per shume njerez qe duan te provojne nje rruge tjeter drejt mireqenies se tyre! Ndersa kryeministri italian, kur e pyeta pse mbi 60% e te rinjve duan te ikin nga Italia e Jugut, me tha sepse Italia e Veriut eshte shume me e pasur! Ndersa une po te them ty qe me pyet: Shyqyr qe s’jemi me ne bunker po jemi pjese botes qe u takon edhe shqiptareve si te gjithe te tjereve. Prandaj shqiptaret kane ikur, ikin e do ikin dhe jane kthyer, kthehen e do kthehen! Emigracionet kane bere shume nga vendet qe kemi zili sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.