Komandot u arratisën, Prokuroria nis urdhër-ndalimet drejt Britanisë

Pas dezertimit të katër komandove shqiptarë që po kryenin trajnim ushtarak në një bazë në Angli, Prokuroria e Tiranës u dërgoi homologëve në Britani urdhër-ndalimi për ta.

Katër komandot akuzohen për “Mosparaqitje në repart” ose dezertim. Hetimet kanë nisur nga seksioni ushtarak në prokurorinë e kryeqytetit.

Kliko per me shume info

Emrat e katër ushtarëve shqiptarë që dezertuan në Londër janë Reni Ajazi, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj. Dyshohet se ata kanë shkuar tek një i afërm që ka biznes në Londër për t’u punësuar aty.

Kallëzimi ishte depozituar nga Policia Ushtarake, që është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Prokuroria thotë se nga fillimi i Tetorit deri në mesin e Nëntorit 2017 janë depozituar nga Policia Ushtarake, 16 kallëzime penale për efektivë të ushtrisë që kanë vendosur të thyejnë betimin dhe të mos paraqiten në repart./abcnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.