Arratisja e komandove në Britani, ”The Sun”: Paguhen 220 dollarë, ja ku po fshihen

Dezertimi i katër ushtarëve shqiptarë nga misioni në Britaninë e Madhe, është një skandal që ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj. Prestigjozja “The Sun”, veçon që në nisje të artikull se ata po fshihen nga frika si dhe zbulon se ku po fshihen komandot pas zhdukjes nga misioni.

”The Sun”, shton se detajet e zhdukjes u mbajtën të fshehta nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa hetimet kanë nisur. Gazeta zbulon se: ”Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj mendohet të jenë strehuar në komunitetin e shqiptarëve në Britani”.

Kliko per me shume info

“The Sun”, shkruan më tej se ata do të përballen me burg deri në pesë vite për braktisje të misionit. Ata ishin midis 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, e paguar nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim tha për gazetën se: “Ata duheshin të ktheheshin në kazermë dhe të fluturonin përsëri ditën tjetër”.

Një burim ushtarak në Tiranë shtoi se: “Familjet e njerëzve të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon në Britani dhe Shqipëri”.

Stërvitja e drejtuar nga brigada e 160-të këmbësorisë në selinë e Uellsit në Breçan, pa 139 skuadra nga e gjithë bota. Ata bënë një marshim prej 60 km përgjatë Maleve të Zi. Sikurse u përmend edhe në mediat tona, “The Sun” nënvizon se paga e tyre shkon në 220 dollarë në muaj.

Në fund, ”The Sun”, citon edhe ish-ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj, si ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare. “Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë është tërësisht e pajustifikuar. Ata udhëtuan në Britani për të përfaqësuar Shqipërinë në një stërvitje ushtarake dhe unë u kërkoj atyre të kthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur”./kohajone/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.