Kapet sasi rekord në Kolumbi, 12 ton drogë bien në rrjetë

Bota

Policia në Kolumbi ka kapur 12 tonelata kokainë, duke shënuar sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e këtij vendi.

Droga u gjet e groposur në katër fusha të bananeve në veri të Kolumbisë, afër rrugëve që përdoren për të kontrabanduar kokainë në SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Juan Manuel Santos tha se ky është sekuestrimi më i madh i drogës në një operacion të vetëm policor.

Operacioni është pjesë e një ofensive kundër Klanit të Gjirit - një bandë kjo e fuqishme e trafikimit të drogës.

Policia tha se droga i përket Dairo Usugas, lideri i Klanit të Gjirit që po ashtu njihet si një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në Kolumbi.

ME TE LEXUARAT