Klajda Gjosha: Integrimi i Shqipërisë do të vijë kur lidhjet e krimit me politikën të marrin fund

Deputetja e LSI Klajda Gjosha ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ku ka deklaruar se vizita e komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn në Shqipëri do të ndihmojë për të vënë pikat mbi “i”.

“Sot, komisioni europian diskutojnë më shumë për stabilitetin e rajonit se sa për procesin e integrimit. Për vende si Shqipëria, stabilitet për ne është një qeverisje, funksionimi i institucioneve, vota e lirë, që edhe kjo ka munguar, 25 qershori e tregoi. Çështjet korruptive dhe të drogës të hyra në sistemin tonë, ky është stabilitet për ne, funksionimi i shtetit. Jo përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët. Komisioni Europian duhet ta kuptojë më mirë kulturën shqiptare.

Kliko per me shume info

Një lajm të mirë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE do ta marrim atëherë kur të kuptojmë se lidhjet e politikës me krimin duhet të marrin fund.

Aq sa të kuptojmë se krimi dhe lidhjet e politikës me krimin duhet të marrin fund. Lidhjet e krimit me politikën kanë dalë sot në pah. Qytetarët duhet të kthjenë besimin te qeveria. Duhet të marrë fund korrupsioni. Komisioni Europian nuk po e sheh mirë këtë sot. Tani, o vendi do të ndahet përfundimisht nga krimi, ose KE duhet të marrë masat më pas,” u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.