Kishte fshehur armë në shtëpinë e bashkëjetueses, pranga 34-vjeçarit në Kamzë

Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 34-vjeçar nga Kamza pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Pas kontrollit që i është bërë në banesën e bashkëjetueses së tij, të riut i është gjetur një pistolete. Polica thotë se arrestimi është bërë në flagrancë, dhe kanë nisur hetimet. Arma e gjetur mbante ishte e llojit “Bereta”, po ashtu u gjetën dhe 9 fishekë dhe një silenciator.

Kliko per me shume info

Njoftimi nga policia

Më datë 09.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 34, banues në Kamëz, pasi rreth orës 18:30, në rrugën “Bulevardin Blu“ Kamëz, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëjetueses së tij, B.H, në tavanin e banesës iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “Pietro Beretta Gordone VT”, së bashku me një krehër me 9 fishekë dhe një shuarës zhurmash (silenciator).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here